FC Aktobe 2-0 SC Gjilani | Miqësore - SC GJILANI

FC Aktobe 2-0 SC Gjilani | Miqësore

Disfatë edhe në sfidën e dytë kontrolluese në tokën turke, këtë herë përballë ekipit të njohur kazak Aktobe (2-0).

  • Matoshi starton nga minuta e parë
  • Minuta për të rinjtë Sadiku dhe Isufi
  • Ibrahimi merr minutat e para pas lëndimit

Skuadra ka pësuar disfatë në përballje me ekipin e njohur Aktobe nga Kazakistani me rezultat 2-0. Dy golat erdhën në minutat e para të ndeshjes, ndërkohë më pas ndeshja u kontrollua dhe u dominua nga të besuarit e Debatik Currit.

Pas golave të pranuar, skuadra mori lojën në kontroll dhe rrezikoi në pjesën e parë përmes Edi Basas, Albin Prapashticës dhe Shqiprim Taipit, mirëpo pa sukses.

Në fraksionin e dytë mundësi për të realizuar patën edhe Oltion Bilalli dhe Ennur Totre, mirëpo që nuk arritën ta ndryshonin rezultatin e krijuar në minutat e para të ndeshjes.

Ekipi mbyll një tjetër ndeshje me ngarkesë të cilën po e kërkon stafi teknik, ndërkohë që në program ka edhe dy sfida të tjera.

Fillimisht ekipi do të përballet me ekipin FC Bunyodkor nga Uzbekistani (27 Janar) dhe Zimbru Chisinau nga Moldavia (29 Janar).


May be an image of ‎football, soccer and ‎text that says '‎JAKO CBr cer AAKO CEn beto JAKO CBr AKo cen GELBAU proarchitekten CIMONOFOL CIT PELBA LBA JAKO CBn Ko Cer CELBA cekr IONOPO JAKO cer UI ELBAU BELBAL architek JAKO CENI OMONOPOL BAU イだ stogr CELBAU Jarchutokten archıtekten SMONOPOLO Saga s0go CELBAU Kenarchitekten architekten sg 990 AAKO can ELBA architekte JAIL staga 10 本 JAR 化 ллy LIN 中ル製 موند‎'‎‎

FC Aktobe – SC Gjilani 2-0 (2-0)
Titanic Sport Center – Antalia
Të ndëshkuar: Shqiprim Taipi, Leonit Abazi
Përbërja:
Matoshi (45′ Laroshi), Thaqi (C) (60′ Kqiku). Adili (45′ Zebic), Krivanjeva (45′ As.Thaqi), Bilalli (60′ Abazi), Taipi (60′ Sadiku), Boshnjaku (45′ Totre), Rrahmani (45′ Morina), Prapashtica (45′ Ibrahimi), Basa (60′ Isufi), Jarovic (45′ Akpan). Trajner: Debatik Curri.