SC Gjilani 2-0 FC Zimbru | Miqësore - SC GJILANI

SC Gjilani 2-0 FC Zimbru | Miqësore

Skuadra ka mbyllur me fitore testet e fundit në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë para rikthimit në Kosovë.

  • Oltion Bilalli realizon sërish
  • Albin Prapashtica gjen rrugën e golit
  • Minuta për Elton Isufin

Fitore përballë ekipit Zimbru Chisinau nga Moldavia në kontrolluesen e fundit në tokën turke. Ekipi ka performuar në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë ndeshje.

Oltion Bilalli vazhdoi formën e shkëlqyer, duke realizuar sërish. Këtë herë rrugën drejt rrjetës e gjeti përmes një gjuajtje me kokë në minutën e 42-të të pjesës së parë.

Rrugën drejt golit e gjeti edhe Albin Prapashtica. Me tu inkuadruar në lojë Prapashtica gjeti bukur hapsirat brenda zonës, duke përfituar gjithashtu edhe nga një pasim maestral i Robert Rrahmanit e dërgoi topin drejt portës për rezultatin final të ndeshjes.

Ekipi do zhvillojë të premten në mëngjes edhe seancën e fundit stërvitore para nisjes në Kosovë.

May be an image of soccer, football and text


SC Gjilani – FC Zimbru 2-0 (1-0)

Asteria Sport Center – Antalia
Të ndëshkuar: Armend Thaqi, Besart Krivanjeva
Përbërja: 
Laroshi, Ar. Thaqi (C) (75′ Kqiku), Zebic (45′ Adili), Krivanjeva (75′ As.Thaqi), Ibrahimi (75′ Abazi), Bilali (45′ Rrahmani), Boshnjaku (75′ Morina), Totre, Bilali, Basa (75′ Prapashtica), Jarovic (45′ Akpan, 82′ Isufi). Kryetrajner Debatik Curri.