SC Gjilani 2-4 FC Llapi | Superliga U21 - SC GJILANI

SC Gjilani 2-4 FC Llapi | Superliga U21

Skuadra e 21 vjeçarëve ka pësuar disfatë në shtëpi përballë Llapit dhe kështu humbet një mundësi të mirë për t’u afruar me kryesuesit.

  • Klaiqi dhe Kurti realizojnë golat e parë të edicionit
  • Ekipi mbetet në top 4
  • Derbi është sfida e radhës

Ekipi i 21 vjeçarëve ka pësuar disfatë në duelin kampional ndaj Llapit, teksa është mposhtur në shtëpi (2-4). Pavarësisht që ndeshja ka qenë e dominuar dhe kontrolluar nga futbollistët vendas, ishin detajet që bënë diferencën në këtë përballje.

Gentrit Klaiqi dhe Arbin Kurti realizuan nga penaltia, por që ishin të pamjaftueshëm për të marrë diçka nga kjo përballje. Kryetrajneri Hasani inkuadroi në lojë edhe futbollistë nga gjenerata e 19 vjeçarëve, të cilët patën paraqitje tejet pozitive.

Me 23 pikë, kuqebardhët mbeten në pozitën e katërt të renditjes tabelare, ndërkohë që sfida e radhës do jetë ndaj rivalit lokal Drita.

Të dhënat:

SC Gjilani – FC Llapi 2-4 (1-2)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar:
Mervan Bejtullahu, Hekuran Osmani, Bashkim Hyseni
Golashënues:
Gentrit Klaiqi 17′(pen), Arbin Kurti 85′ (pen) | Mërgim Cërnavërni 15′, 45+2′, Deliu 42′, Bejta 89′
Përbërja: Salihu, Milazimi (C), Sherifi (64′ Kallaba), Baftijari, Sejdiu (45′ Ramadani), E.Sadiku, Koxha (71′ Drit Sadiku), Isufi, Klaiqi, Kurti, Bajami (61′ Hasani). Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar: Qëndrim Bajrami