Gjilani 2-1 Malisheva | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Gjilani 2-1 Malisheva | AlbiMall Superliga

Tjetër fitore në shtëpi, derisa këtë herë gjunjëzohet Malisheva, pas realizimeve nga Armend Thaqi dhe Senad Jarovic, të cilët qëlluan nga pika e bardhë.

  • Fitorja e nëntë sezonale
  • Jarovic në kuotën e dhjetë golave
  • Golaverazh i barabartë në këtë fazë të garës

Skuadra ka marrë një tjetër fitore në shtëpi, derisa këtë herë ka triumfuar përballë Malishevës (2-1). Ndeshja ka qenë me dy fytyra, me miqtë që patën iniciativën në pjesën e parë, ndërkohë me kuqebardhët që e kontrolluan gjithë fraksionin e dytë të lojës.

Në minutën e 12-të të ndeshjes Oltion Bilalli u gjend bukur para ‘gardianit’ Ilir Avdyli, mirëpo mbrojtësi Donat Vitija ndërhyri në mënyrë të palejuar dhe gjyqtari i ndeshjes Lirim Kastrati akordoi penalti.

Armend Thaqi realizoi me shumë qetësi për ta zhbllokuar ndeshjen (1-0).

Assane Diata pati një mundësi tejet të mirë për ta barazuar rezultatin në minutën e 34-të të ndeshjes, mirëpo goditjen e tij e priti Vokli Laroshi. Megjithatë sulmuesi senegalez e përmisoi gabimin e tij tre minuta më vonë, derisa e shfrytëzoi në maksimum harkimin e Valmir Nafiut për ta barazuar rezultatin (1-1).

Në pjesën e dytë të lojës, kontroll e plotë e ndeshjes nga të besuarit e Debatik Currit, derisa rasti i parë serioz erdhi në minutën e 60-të, teksa Senad Jarovic gjuajti topin me kokë pas harkimit të Armend Thaqit, mirëpo vetëm jashtë portës.

Një minutë më pas Robert Rrahmani pati mundësi ideale për të realizuar, por gjuajti vetëm jashtë portës. I njejti futbollist në minutën e 66-të të ndeshjes u ndalua në zonë nga Omer Bajraktari, për t’u akorduar kështu një tjetër 11-të metërsh.

Senad Jarovic qëlloi me saktësi dhe riktheu epërsinë e vendasve (2-1).

I njejti futbollist ka mundur të realizoj edhe në minutën e 74-të të ndeshjes, mirëpo goditja e tij me kokë, përfundoi fare pranë pingules.

Robert Rrahmani në minutat e fundit të ndeshjes ka mundur ta vendos fatin e këtij dueli, mirëpo goditja e tij u bllokua në momentet e fundit nga mbrojtja vendase.

Skuadra udhëtuese kërkoi penalti në minutën e gjashtë të lojës shtesë, teksa Robert Rrahmani mbrojti topin brenda zonës dhe mbi të është hudhur Altin Aliu. Pas rishikimit të sistemit VAR, gjyqtari Jashari vërtetoi se ndeshja duhet të vazhdonte në normalitet, pavarësisht që për disa minuta bardhekaltërit e braktisën fushën e lojës.

Ndeshja përfundoi me fitoren e “Skifterëve” të cilët javën e ardhshme fluturojnë drejt Ferizajt për tu përballur me skuadrën homonime.

Të dhënat

SC Gjilani – FC Malisheva 2-1 (1-1)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: 
Lirim Jashari, Fatlum Berisha, Granit Hyseni, Rrezat Hasani, Mentor Ajeti (VAR), Alban Ejupi (AVAR)
Golashënues: Armend Thaqi 12′ (pen), Senad Jarovic 69′ (pen). | Assane Diata 37′
Të ndëshkuar: Vokli Laroshi, Lorik Boshnjaku, Shqiprim Taipi, Yll Ibrahimi
Përbërja: 
Laroshi, Ar.Thaqi (C), Adili, Krivanjeva (88′ As. Thaqi), Ibrahimi (88′ Totre), Boshnjaku, Taipi (81′ Bilali), Morina (45′ Jarovic), Bilalli, Basa (75′ Rrahmani), Prapashtica. Trajner: Debatik Curri.