Pavarësisht epërsië në pjesën e parë të lojës dhe rasteve të krijuar, ekipi i 21 vjeçarëve u mposht në derbin lokal ndaj Dritës (2-1).
- Gol i bukur nga Elton Isufi
- Penaltia e pritur nga Rrezon Matoshi
- Ndeshja e radhës v. Prishtina e Re
Skuadra e 21 vjeçarëve ka pësuar disfatë në derbin lokal ndaj Dritës (2-1). Përkundër që epërsia ishte në anën e kuqebardhëve pas 45 minutave të para të ndeshjes, rezultati në fund foli për ekipin që ishte në cilësinë e skuadrës nikoqire.
Elton Isufi realizoi gol tejet të bukur në pjesën e parë të lojës, derisa Rrezon Matoshi priti në mënyrë fantastike penaltinë e dhënë në dispozicion për vendasit nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.
Në pjesën e dytë të lojës, skuadrës ‘bardhekaltër’ shfrytëzoi dy gabime të futbollistëve nga reparti i mbrojtjes dhe realizoi dy gola përmes Lisijon Mehmetit dhe Altin Feratit.
Në duelin e radhës kampional, të besuarit e Trimnor Hasanit do të përballen me ekipin e Prishtinës së Re në shtëpi.
Të dhënat:
FC Drita – SC Gjilani 2-1 (0-1)
Stadiumi sintetik në Livoq
Gjyqtar: Mervan Bejtullahu, Hekuran Osmani, Fatlum Jashari
Golashënues: Lisijon Mehmeti, Altin Ferati | Elton Isufi
Përbërja: Matoshi, Milazimi (C), Sherifi, Baftijari, Sejdiu, E.Sadiku, Koxha, Isufi, Klaiqi, Kurti, Akpan (Bajrami). Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar:
