Prishtina e Re 1-2 Gjilani | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Prishtina e Re 1-2 Gjilani | AlbiMall Superliga

Skuadra ka marrë një fitore me shumë vlera në një udhëtim të vështirë te Prishtina e re (1-2).

Ekipi ka përmbyshur disavantazhin e krijuar në fillimin e ndeshjes nga vendasit dhe me shumë meritë është larguar me tre pikë nga udhëtimi në Hajvali.

Cheick Doukoure realizoi me kokë në minutën e dytë të ndeshjes, pavarësisht që mbrojtësi Ardian Rudaj kishte shkaktuar faul në futbollistin Lorik Boshnjaku, duke e lënë golin e vlefshëm për gjyqtarët e ndeshjes me në krye Bardh Ajetin si kryesor dhe Valon Bajgorën në sistemin VAR (1-0).

Nga ky moment, deri në përfundimin e ndeshjes, kontrollin e lojës e mori skuadra e drejtuar nga Debatik Curri, duke numëruar raste të pafundme shënimi. I pari që pati një rast ideal për ta ndryshuar rezultatin ishte Blerind Morina, i cili u gjend përballë ‘gardianit’ Florjan Smakiqi pas asistimit fantastik nga Blerind Morina, por golin e sigurt e shpëtoi kapiteni vendas Cheick Doukoure.

Pesë minuta më vonë, Armend Thaqi provoi nga goditja e dënimit, mirëpo ‘gardiani’ Florjan Smakiqi ishte i përgatitur.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 38-të të ndeshjes, derisa Robert Rrahmani e dërgoi topin në rrjetën e Smakiqit, pas një aksioni individual, me ç’rast kaloi tre futbollistë vendas (1-1).

Në fraksionin e dytë të lojës Rrahmani e pati një tjetër rast të mirë për të shënuar, derisa goditja e tij në minutën e 82-të të ndeshjes u ndal nga traversa.

Tre minuta më pas Cheick Doukoure luajti me dorë brenda zonës dhe njëherit u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë. Nga pika e bardhë Senad Jarovic e orientoi topin drejt rrjetës për ti dhënë skuadrës epërsinë (1-2).

Në fund rezultati mbeti i pandryshuar me të besuarit e Currit që tashmë ngriten në kuotën e 42 pikëve dhe renditen në zonën evropiane.

Të dhënat

KF Prishtina e Re – SC Gjilani 1-2 (1-1)
Stadiumi në kampin nacional – Hajvali
Gjyqtar: 
Bardh Ajeti, Alban Ejupi, Bekim Rama, Kujtim Krasniqi, Valon Bajgora (VAR), Arbnor Bullatovci (AVAR)
Golashënues: Cheick Doukoure 2′ | Robert Rrahmani 39′, Senad Jarovic (pen) 86′
Të ndëshkuar: Cheick Doukoure KK (pas dy të verdhëve), Rion Rushiti, Dejan Trajkovski, Adrijan Rudaj | Sabit Bilali, Robert Rrahmani, Lorik Boshnjaku
Përbërja: 
Kolaj, Ar. Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, Bilali, Ibrahimi, Boshnjaku (90+3′ As.Thaqi), Morina (89′ Basa), Rrahmani, Bilalli, Jarovic.  Trajner: Debatik Curri.