Sport Club Gjilani i bashkohet Sindrom Down Kosova në kampanjën "Ndriço" - SC GJILANI

Sport Club Gjilani i bashkohet Sindrom Down Kosova në kampanjën “Ndriço”

Kuq e bardhët e SC Gjilanit i hapën dyert e klubit të mërkurën për fëmijët me nevoja të veçanta nga Down Syndrome Kosova në fushatën “Ndriço”.

Nën një atmosferë të veçantë të krijuar për fëmijët, drejtuesit e klubit kishin përgatitur fanella të personalizuara me emrat e fëmijëve, të cilat i gjetën në zhveshtoren e lojtarëve të ekipit.

Për t’u ndjerë lojtarë të vërtetë, SC Gjilani fëmijëve nga organizata “Down Syndrome Kosova” ua hapi edhe dyert e fushës ku ekipi luan në ndeshje.

Krejt në fund, të vegjlit, pas “fitores” me golat e shënuar, iu bashkuan festës me tortë e pije, së bashku me lojtarët e SC Gjilanit.