Feronikeli '74 1-3 SC Gjilani | Albi Mall Superliga - Xhiro I - SC GJILANI

Feronikeli ’74 1-3 SC Gjilani | Albi Mall Superliga – Xhiro I

Kuqebardhët startojnë me fitore në kampionatin elitar për edicionin 2026/27, derisa në udhëtim mposhtin Feronikeli ’74 me rezultat bindës (3-1).

  • Tre gola në një startin e kampionatit
  • Granit Jashari dhe Bleart Tolaj shënojnë golat e parë
  • Armend Thaqi lë penaltinë për Bleart Tolajn
  • Vëmendja në sfidën e radhës ndaj KF Llapi

Gjilani ka marrë tre pikët e plota në udhëtim te Feronikeli ’74, duke triumfuar 1-3 në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit. Kuqebardhët zhvilluan një paraqitje të sigurt dhe në pjesën e dytë dominuan plotësisht, duke krijuar disa raste të pastra për gol.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa Granit Jashari realizoi qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes, për ti dhënë epërsinë fillestare (0-1).

Në minutën e 28-të të ndeshjes Oltion Bilallit iu ofrua një rast ideal për shënim, por goditja e tij me kokë nga afërsia u prit nga ‘gardiani’ Artem Odyntsov.

Në minutën e 35-të të ndeshjes, Bleart Tolaj u pengua në zonë nga portieri Artem Odyntsov, por për gjyqtarin Alban Shala gjithçka ishte e rregullt.

Fraksioni i parë i ndeshjes nuk prodhoi diçka tjetër më serioze, derisa me të filluar pjesa e dytë, Hamdi Namani realizoi një super gol nga distanca, për ti dyfishuar shifrat (0-2).

Pavarësisht disa gjysmërasteve të vendasve, golin sërish e gjetën të besuarit e Debatik Currit, teksa këtë herë realizoi Bleart Tolaj nga penaltia (0-3). Më parë brenda zonës u pengua Blerind Morina nga mbrojtësi Fatmir Rexhaj.

Krejt në fundin e ndeshjes vendasit realizuan golin e nderit përmes Shpresim Zogut, i cili gjithashtu realizoi nga penaltia.

Kjo ishte fitorja e parë kampionale për këtë edicion, teksa i gjithë fokusi zhvendoset menjëherë në ndeshjen e radhës ndaj KF Llapi.

Ndeshja e radhës

Llapi vs. Gjilani

“Zahir Pajaziti” – Podujevë | 23 gusht 2026 | 16:30


Të dhënat

KF Feronikeli ’74 SC Gjilan 1-3 (0-1)
Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas
Gjyqtar: 
Alban Shala, Drilon Rexhepi, Altin Zhegrova, Isak Ceroviku, Eridon Podvorica (VAR), Gzim Mehmeti (AVAR)
Golashënues: Shpresim Zogu (pen.) 89′ | Granit Jashari 6′, Hamdi Namani 47′, Bleart Tolaj (pen.) 87′
Të ndëshkuar: Astrit Thaqi, Fatmir Rexhaj | Besart Krivanjeva, Granit Jashari, Yll Ibrahimi, Blerind Morina, Debatik Curri (Kryetrajner)
Përbërja: 
Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Besart Krivanjeva, Granit Jashari, Arbër Potoku, Lorik Boshnjaku (69′ Arjol Bllaca), Hamdi Namani (86′ Yll Ibrahimi), Oltion Bilalli (79′ Robert Rrahmani), Bleart Tolaj, Mevlan Zeka (69′ Blerind Morina). Debatik Curri – Kryetrajner

App logo