Në shitje bileta sezonale për edicionin 2026/27 - SC GJILANI

Në shitje bileta sezonale për edicionin 2026/27

Edicioni ri futbollistik ka filluar dhe skuadra ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e tifozëve. Pikërisht për këtë arsye klubi ka hedhur në treg biletat sezonale, të cilat kanë një vlerë simbolike (50 euro).

Kjo kartelë do autorizohet nga klubi dhe do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër vetëm për një person. Duhet theksuar se është e vlefshme vetëm për ndeshjet të cilat i zhvillojmë si vendas.

Kartelat do të dalin në shitje online dhe do të mund t’i blini përmes kontakteve të cilat janë në dispozicion nga klubi.

💳 Kartela vjetore në dispozicion për sezonin 26/27
💶 Një çmim unik prej 50 Eur.
☎️ Për kontakt në viber & whatsapp +38349268288

Zyra për shtyp,
18 Gusht, 2025

App logo