KOMUNIKATË | Lekë Tërmkolli është përgatitësi i ri i ekipit - SC GJILANI

KOMUNIKATË | Lekë Tërmkolli është përgatitësi i ri i ekipit

Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë se Lekë Tërmkolli i është bashkuar klubit si përgatitës atletik i ekipit, duke u bërë pjesë e stafit teknik për sezonin e ri.

Tërmkolli është një profesionist i përgatitur në fushën e përgatitjes fizike, me përvojë në futbollin elitar të Kosovës. Ai ka qenë pjesë e stafit të FC Prishtina dhe KF Dukagjini, ndërsa është i diplomuar në University of Greenwich dhe vazhdimisht është angazhuar në zhvillimin profesional përmes metodave moderne të shkencës sportive, përgatitjes fizike dhe parandalimit të lëndimeve.

Me njohuritë dhe përvojën e tij, Leka do të jetë përgjegjës për përgatitjen fizike të ekipit, monitorimin e ngarkesës së lojtarëve, rikuperimin dhe optimizimin e performancës gjatë gjithë sezonit.

Mirë se erdhe, Lekë!

Zyra për komunikim,
20 Gusht, 2026

App logo