Skuadra është ndalur në barazim përballë Dukagjinit në kuadër të xhiros së tretë në Albi Mall Superligë.
- Blerind Morina realizon super gol
- Arbër Potoku ia bën sefete
- Debuton Dior Gërbovci
- Sfida e radhës ndaj Malishevës
Pavarësisht se skuadra kishte dy herë avantazhin e ndeshjes, duke realizuar gola të bukur, në fund nuk arriti ta ruante epërsinë dhe pranoi vetëm një pikë nga përballja me Dukagjinin e Klinës.
Sërish njjë ndeshje e dominuar nga kuqebardhët nga fillimi i saj, e gjerë në fund, por që këtë herë nuk shkon më shumë se një barazim.
Blerind Morina e gjeti shpejtë rrugën drejt golit, derisa në minutën e nëntë realizoi një projektil nga gjutjaj e lirë, duke e lënë të shtangur ‘gardianin’ e portës Kenan Haxhihamza (1-0).
Megjithatë, rezultati u barazua në minutën e 20-të të ndeshjes, pasi që Mërgim Pefaqeli barazoi rezultatin pas një gjuajtje me kokë (1-1).
Pas golit të barazimit, skuadra mori sërish iniciativën dhe krijoi disa raste për shënim, mirëpo gjuajtjet e Blerind Morinës dhe kapitenit Armend Thaqi nuk gjetën cakun e dëshiruar.
Goli i dytë erdhi në minutën e 38-të të ndeshjes, derisa Arbër Potoku me një gjuajtje tejet të fortë brenda zonës realizoi gol të bukur për ta rikthyer epërsinë e kuqebardhëve (2-1).
Në fraksionin e dytë të lojës sërish skuadra e nisi më mirë ndeshjen, mirëpo udhëtuesit e gjetën golin e barazimit përmes Dienit Isufit në minutën e 54-të të ndeshjes (2-2).
Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur golin e tretë në ndeshje, rezultati mbeti i pa ndryshuar, me ekipin që barazon në shtëpi.
Dueli i radhës e dërgon skuadrën në “Liman Gegaj” për tu përballur me Malishevën.
Ndeshja e radhës
Malisheva – Gjilani
“Liman Gegaj” – Malishevë | 6 shtator 2026 | 16:00
SC Gjilani – KF Dukagjini 2-2 (2-1)
Stadiumi sintetik në Gjilan
Gjyqtar: Genc Nuza, Granit Hyseni, Drilon Rexhepi, Isak Ceroviku, Eridon Podvorica, Kastriot Peci
Golashënues: Blerind Morina 9′, Arbër Potoku 38′ | Mërgim Pefqeli 20′, Dienit Isufi 54′
Përbërja: Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Besart Krivanjeva, Granit Jashari, Arbër Potoku, Lorik Boshnjaku, Hamdi Namani, Oltion Bilalli, Robert Rrahmani (63′ Mevlan Zeka) Blerind Morina(63′ Dior Gërbovci). Debatik Curri – Kryetrajner
