Me duelin e çerekfinales përballë ekipit Flekkerøy , skuadra jonë e ka mbyllur aventurën e Sebra Cup të Norvegjisë. Kjo ishte pjesëmarrja e dytë më radhë në njërin nga turnetë më të mëdhenj evropianë për njomakë.
- Dy fitore, një barazim dhe dy humbje
- Njëmbëdhjetë gola të realizuar dhe vetëm pesë të pranuar
- Çerekfinalja arrihet për të dytin edicion më radhë
Ka përfunduar me sukses aventura e njomakëve tanë në turneun madhor “Sebra Cup” në Norvegji. Djelmoshat e udhëhequr nga Leutrim Arifi dhe Sadulla Ajeti kanë treguar performancë të shkëlqyer në këtë kompeticion duke treguar ndeshje të bukura dhe duke shënuar pothuajse secilën sfidë të zhvilluar.
- Vindbjart FK 3-2 SC Gjilani
- Randesund IL 1-2 SC Gjilani
- Donn FK 0-0 SC Gjilani
- Express IL 0-6 SC Gjilani
- Flekkerøy 1-1 SC Gjilani (13-12 pen)

Ekipi pjesëmarrës: Art Sadiku, Lorik Spahiu, Aulon Rexhepi, Orik Hoxha, Riad Kqiku, Drit Kastrati, Omer Rama, Lis Ramushi, Nart Shahini, Mael Abdyli, Sunay Poçinci, Loris Ajeti, Unik Ukshini, Rizon Ajazi, Artiol Kastrati.
Trajnerë: Sadullah Ajeti & Leutrim Arifi
