Besa nga Dobërdolli do të jetë ekipi i tretë që do të sfidojë skuadrën në fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë.
Skuadra ka vijuar intensivisht me seancat stërvitore nga dy herë në ditë, derisa data 21 Korrik është e rezervuar për duelin e radhës miqësor.
Në kompleksin Evima Sport Centre është organizuar dueli kontrollues i radhës me kundërshtar ekipin e Besës nga Dobërdolli që nga edicioni i ardhshëm do të jetë pjesë e kampionatit elitar në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Gjithë futbollistët janë në dispozicion të kryetrajnerit Ardian Nuhiu, përveç kapitenit Edison Kqiku, i cili ka ndjerë një shqetësim në shpatullën e majtë të krahut nga dueli i kaluar kontrollues.
Takimi do të zhvillohet nga ora 18.00 me kohën lokal, ndërsa nga ora 17.00 me kohën në Kosovë.