Edi Basa ka qenë autori i golit të një aksioni fantastik në fraksionin e pjesës së dytë të lojës, teksa për t’u veçuar ishte edhe pasimi maestral nga Robert Rrahmani.
Skuadra ka barazuar në miqësoren e tretë më radhë në tokën bullgare, teksa për kundërshtar kishte ekipin e Besës nga Dobërdolli që nga edicioni i ardhshëm garon në futbollin elitar të Maqedonisë së Veriut.
Në përgjithësi ekipi tregoi performancë mjaft pozitive, duke ndërtuar raste të shumta për shënim, por që finalizimi erdhi vetëm në minutën e 65’të të ndeshjes.
Robert Rrahmani pas një aksioni fantastik me bashkëlojtarët e tij e shërbeu bukur Edi Basa-n, i cili pa ndonjë vështirësi e dërgoi topin drejt rrjetës.
Kryetrajneri Ardian Nuhiu bëri disa zëvendësime, duke e inkuadruar në lojë edhe futbollistin Lazim Krasniqi.
Deri në fund të qëndrimit në Bansko, pritet të zhvillohet edhe një duel tjetër kontrollues. Data 24 Korrik është e rezervuar për kundërshtarin e radhës.