Sport Club Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë Fatlum Pireva do të jetë përfaqësues i aksionarëve duke bartur postin e presidentit.
Ndryshimet në udhëheqjen menaxheriale të klubit vijnë si proces i politikave dhe alternativave strategjike duke përfshirë gjithë strukturën drejtuese.
Krahas pozitës në klub, Pireva gjithashtu do të jetë përfaqësues i klubit në Federatën e Futbollit e Kosovës.
Pireva e pason Afrim Veliun në postin e të parit në klub, të cilin e falenderojmë jashtëzakonisht shumë për gjithë kontributin e dhënë.
Klubi kompleton kështu strukturat drejtuese të cilat do të menaxhojnë projektin i cili është nisur me ndryshimet e bëra para fillimit të këtij edicioni.
Zyra për shtyp,
18 Gusht, 2024