Disfatë me shije të hidhur në udhëtimin e Malishevës përballë skuadrës homonime që përfiton nga gabimet e kuqebardhëve që duhet ta pranojnë disfatën e tretë brenda gjashtë javëve të para në këtë kampionat.
Ndeshja nuk nisi aspak mirë, me ç’rast në minutën e 15-të akordohet penalti për ekipin vendas dhe që në gol e konkretizon futbollisti Vesel Limaj.
Ekipi reagoi dhe mori iniciativën duke kurorëzuar me një gol të bukur të Edi Basës në fundin e pjesës së parë. Futbollisti kroat realizoi nga një goditje dënimi duke i dërguar skuadrat në pushimin mes dy pjesëve me rezultatin e barabartë.
Fraksionin i dytë i lojës ishte kopje e asaj të parës, meqenëse ekipi ndëshkohet sërish në minutat e para. Laurent Xhylani përfiton nga një pakujdesi e repartit defansiv dhe me një goditje të sakt rikthen epërsinë e vendasve.
Deri në fund të takimit ekipi u mundua të krijoj raste shënimi për ta barazuar rezultatin, por goditjet e zëvendësuesit Albin Prapashtica dhe Edi Basës përfunduan jo në cakun e duhur.
Skuadra pëson kështu një tjetër humbje që më shumë lë shije të hidhur pas fitores së marrë në xhiron e kaluar.
FT: FC Malisheva 2:1 SC Gjilani
Golashënues: Edi Basa 44′
Të ndëshkuar: Bilali, Basa, Shabani, Jamal
Stadiumi: Liman Gegaj në Malishevë
Përbërja: Haxhihamza, Kqiku (C) (Thaqi), Roganovic (Ibrahimi), Ramadani, Jamal, Bilali (Morina), Kaçe (Shabani), Rrahmani, Bilalli (Prapashtica), Basa, Jarovic. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.