Raporti | Gjilani 2:1 Prishtina - SC GJILANI

Raporti | Gjilani 2:1 Prishtina

Vjen fitorja e dytë sezonale dhe sërish në shtëpi, derisa për kundërshtar ishte ekipi i Prishtinës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ndihmës në Gjilan përfundoi me rezultat 2:1 në favor të kuqebardhëve.

Skuadra e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike duke krijuar dy mundësi të pastërta shënimi përmes Sabit Bilalit, mirëpo në dy rastet gjuajtja e tij përfundoi jashtë kornizës së portës.

Derisa ekipi ishte në ritëm dhe po i afrohej ndjeshëm golit erdhi ndëshkimi. Gjuajtjen e Albin Krasniqit nuk arriti ta ndal ‘gardiani’ Kenan Haxhihamza duke parë vetën kështu në disavantazh nga minuta e 22-të e lojës.

Megjithatë, ‘kuqebardhët’ nuk u demoralizuan dhe arritën ta gjenin shpejtë golin e barazimit, derisa një pasim mirë të kthyer brenda zonës nga Senad Jarovic në gol e konkretizoi mesfushori Kushtrim Shabani.

Deri në fundin e pjesës së parë skuadra krijoi edhe disa mundësi të tjera shënimi por pa sukses.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me dominim të plotë nga ekipi vendas, teksa pas shumë rasteve për shënim, emrin e regjistroi vetëm Besir Ramadani, i cili pas një goditje të bukur me kokë arriti ta dërgon topin drejt rrjetës dhe ti jap skuadrës epërsinë e merituar.

Albin Prapashtica dhe Yll Ibrahimi patën mundësi të tjera për të realizuar, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar nga minuta e 81-të e lojës.

FT: SC Gjilani 2-1 FC Prishtina
Golashënues: Kushtrim Shabani 32′, Besir Ramadani 81′
Të ndëshkuar: Senad Jarovic, Yll Ibrahimi, Sabit Bilali
Stadiumi ndihmës në Gjilan

Përbërja: Haxhihamza, Thaqi, Ramadani, Jamal, Ibrahimi, Bilali, Shabani, Rrahmani (Roganovic 90′), Bilalli (Prapashtica 63′), Basa (Kqiku 75′), Jarovic. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.