Pas ndeshjes së Kupës, rikthehemi sërish në kampiona, teksa këtë të shtunë (7 dhjetor) vizitojmë kryeqendrën për t’u ballafaquar me Prishtinën.
Ndeshja e xhiros së gjashtëmbëdhjetë në Albi Mall Superligë ka rezervuar përballjen ndërmjet dy rivalëve të vjetër në kampionatin elitar të futbollit kosovar, ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit.
Megjithë kohën e shkurtër në dispozicion për t’u përgatitur, skuadra do jetë përballë një tjetër testi të vështirë, pasi që përballet me ‘bardhekaltërit’ të cilët janë në formë shumë pozitive.
Grupit pritet t’i rikthehet Edi Basa, i cili ishte i suspenduar për duelin e fundit kampional ndaj FC Malisheva, ndërkohë që aftësimi i Edison Kqikut mbetet ende në pikëpyetje.
Ballafaqimi i parë kampional ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren e ‘kuqebardhëve’ me rezultat minimal 2-1.
Takimi i radhës zhvillohet këtë të shtunë (7 dhjetor) me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.