Adili | Do të luftoj për çdo objektiv të klubit - SC GJILANI

Adili | Do të luftoj për çdo objektiv të klubit

Mevlan Adili është veshur kuq e bardh, teksa është prezantuar në ambientet e klubit nën shoqërinë e drejtorit gjeneral Syart Rrahmani.

Mbrojtësi nga Shkupi ka theksuar se ndjehet i lumtur me zgjedhjen e bërë, derisa ka zbuluar edhe arsyet të cilat e kanë shtyre për të bërë këtë zgjedhje.

“Jam këtu për t’i arritur objektivat e klubit. I lumtur që ndodhem këtu si anëtar më i ri i Gjilanit”.

“Do të jap maksimumin si gjithmonë dhe do të luftoj për çdo objektiv të klubit”.

31 vjeçari ka karrierë të pasur sportive duke patur disa përvoja ndërkombëtare me klubet si Uta Rad në Rumani, Zalgiris Vilnius në Litani dhe SKA Khabarovsk në Rusi.