Grupi ka nisur punën për edicionin 2025/26 me fazën përgatitore verore. Nga e mërkurja ekipi ka nisur nga dy seanca stërvitore.
Pas ditës së parë, ekipi ka vijuar me nga dy seanca stërvitore të mërkurën dhe të enjten, ndërsa e shtunja do të jetë ditë pushimi për ekipin. Të premten (4 korrik), kuqebardhët do ti kryejnë testet mjekësore.
Më 12 Korrik skuadra do të zhvillojë duelin e parë kontrollues në shtëpi, teksa pesë ditë më pas do të rrugëton drejt Banskos në Bullgari, atje ku do t’i zhvillojë edhe katër duele kontrolluese.
Pas rikthimit në shtëpi më 30 Korrik ekipi do të zhvilloj edhe një test final para hyrjes në kampionat.
Sezoni ri futbollistik fillon më 16 dhe 17 Gusht.