Skuadra ka shtuar intensitetin e punës me nga dy seanca stërvitore brenda ditës, ndërkohë që e shtunja është planifikuar ditë pushimi për grupin.
Të dielën ekipi do të rikthehet në aktivitet me seancën e mëngjesit brenda hapsirave të palestrës dhe pasdites në fushën stërvitore.
Gjatë këtyre ditëve grupi po merr ngarkesën e duhur nga stafi, ndërkohë që gjendja e secilit prej futbollistëve është e mirë dhe pa shqetësime.
Më 12 Korrik skuadra do të zhvilloj edhe një duel kontrollues me ekipin e 21 vjeçarëve.