Grupi në vlugun e punës, kompletimi është çështje ditësh - SC GJILANI

Grupi në vlugun e punës, kompletimi është çështje ditësh

Skuadra po vijon të përgatitet me intensitet të shtuar në fazën përgatitore verore, me grupin që pritet të kompletohet nga dita në ditë.

Nga fillimi i javës ekipi është i përkushtuar me nga dy seanca në ditë dhe në ritem mjaft të lartë.

Gjatë ditëve në vijim ekipi pritet që të kompletohet.

Më 12 korrik skuadra do të zhvillojë duelin e parë kontrollues në këtë fazë parasezonale.