Skuadra në gjendje të mirë fizike, fundjava rezervon ndeshjen e parë kontrolluese - SC GJILANI

Skuadra në gjendje të mirë fizike, fundjava rezervon ndeshjen e parë kontrolluese

Ekipi po vijon fazën përgatitore me nga dy seanca stërvitore në ditë, derisa sesionet e mëngjesit po shoqërohen edhe me pesha të rënda në sallën e fitnesit.

Deri më tani gjendja fizike e futbollistëve është mjaft e mirë dhe nuk ka ndonjë shqetësim muskular, apo ndonjë ankesë.

E mërkurja do jetë ditë pushimi, për të vijuar më pas me ditën e enjte dhe ditën e premte me nga dy seanca stërvitore në ditë.

E shtunja do jetë e rezervuar për testin e parë parasezonal, ndërkohë dita e diel do jetë ditë pushimi sërish.