Skuadra po vijon përgatitjet me intensitet të shtuar në përgatitjet për edicionin e ri futbollistik, derisa atmosfera është e jashtëzakonshme brenda dhe jashtë dhomave të zhveshjes.
Ardhjet e reja janë ambientur shumë mirë me grupin dhe janë shtuar si një vlerë e rëndësishme në vazhdimësinë e këtij projekti.
Seancave stërvitore i është shtuar edhe ndeshja kontrolluese me ekipin e 21 vjeçarëve, derisa të shtunën do të sfidohen nga ngjyrat e njëri tjetrit.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:30 në stadiumin ndihmës në Gjilan, ndërkohë pas ndeshjes ekipi do të shkoj në pushim një ditor, për tu rikthyer më pas në fillimin e javës me punë sërish.