Lista e skuadrës që udhëton në Bansko të Bullgarisë - SC GJILANI

Lista e skuadrës që udhëton në Bansko të Bullgarisë

Pas përfundimit të fazës së parë të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, ekipi do të rrugëtojë drejt Banskos së Bullgarisë, me ç’rast do të qëndrojë për 14 ditë më radhë.

Grupi është plotësuar me ardhjet e fundit, ndërkohë që do të udhëtojë i kompletuar pa ndonjë shqetësim, apo dëmtim. Me ekipin do të udhëtojnë edhe dy futbollistët e rinj Ermal Sadiku dhe Leart Kërqeli, të cilët janë promovuar në ekipin e parë.

Në ekuipazh do jenë 23 futbollistët, nga tre të cilët janë ‘gardianë’ të portës.

Më poshtë gjeni edhe listën e të ftuarve për kampin veror “Bansko ’25”:

May be an image of 1 person, playing soccer, playing football and text that says 'TRAINING CAMP BANSKO PRE- NSKO/PRE-SEASON2025-26 PRE-SEAS SEASON 2025-26 SQUAD LIST Goalkeepers Midfielders Aridon Bllaca Shqiprim Taipi Vokli Laroshi Lorik Boshnjaku Rrezon Matoshi Sabit Bilali Blerind ind Morina Robert Rrahmani Ermal Sadiku Delenders Armend Thaqi Edison Kgiku Mevlan Idili Besart Krivanjeva Mario Zebic Endri Reçi YII Ibrahimi Allackers Albin Prapashtica Mehdi Çoba Edi Basa Redi Kasa Leart Kërqeli Senad Jarovic Almir Aganspahic 10'

Gjatë qëndrimit në tokën bulgare, ekipi do ti zhvillojë edhe katër duele kontrolluese.