Komunikatë zyrtare | Orhan Abdi merr detyrën e përgatitësit atletik të skuadrës - SC GJILANI

Komunikatë zyrtare | Orhan Abdi merr detyrën e përgatitësit atletik të skuadrës

Sport Club Gjilani njofton me kënaqësi se ka arritur marrëveshje me Orhan Abdi, i cili nga sot do të jetë pjesë e stafit teknik si përgatitës atletik i ekipit të parë.

Me një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në fushën e përgatitjes fizike, Orhan Abdi pritet të sjellë profesionalizëm dhe përkushtim të lartë në ndihmë të objektivave të klubit për sezonin e ri.

Stafi drejtues dhe gjithë komuniteti i SC Gjilanit i urojnë mirëseardhje Orhan Abdit dhe shumë suksese në detyrën e re.
Zyra për shtyp,
17 Korrik, 2025