Pas përfundimit të fazës përgatitore në Bansko, skuadra jonë është rikthyer në vend dhe ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në fushën stërvitore.
Edhe pse në një mot me reshje shiu gjatë gjithë pasdites, lojtarët kanë treguar përkushtim maksimal dhe energji pozitive në çdo ushtrim.
Stafi teknik ka vendosur theksin në rikuperimin fizik dhe përgatitjen graduale pas intensitetit të lartë të seancave në Bansko.
Atmosfera në ekip mbetet pozitive dhe e fokusuar, me të gjithë të vendosur për të vazhduar përgatitjet drejt objektivave të sezonit të ri.