Astrit Thaqi tashmë ka zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore me skuadrën tonë në ambientet e fushës stërvitore.
Pas zyrtarizimit të transferimit të tij, Thaçi u bashkua me bashkëlojtarët nën drejtimin e stafit teknik, duke nisur kështu punën me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Atmosfera gjatë stërvitjes ishte pozitive dhe entuziazmuese, teksa lojtari tregoi menjëherë vlerat dhe përvojën që do t’i shtojë repartit defensiv të ekipit tonë.
Në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare, Thaçi deklaroi:
“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi si SC Gjilani me projekt dhe ambicje të qarta. Jam këtu për të dhënë maksimumin dhe për të luftuar në çdo ndeshje”.
![]()
![]()
Klubi e mirëpret Astritin dhe i uron suksese në këtë kapitull të ri, duke qenë i bindur se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë për sezonin e ri.