Komunikatë zyrtare | Haris Isufi i bashkohet Gjilanit - SC GJILANI

Komunikatë zyrtare | Haris Isufi i bashkohet Gjilanit

Sport Club Gjilani njofton me kënaqësi se ka afruar futbollistin e talentuar Haris Isufin në skuadrën e parë.

17-vjeçari vjen nga skuadra 2 Korriku, ku spikati me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve për të rinj, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e klubit Trepça nga Mitrovica. Me pjekurinë dhe potencialin që ka treguar në fushë, Isufi, i cili luan si sulmues i krahut, vjen si një prurje me të ardhme për projektin tonë afatgjatë.

Klubi i Gjilanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë. Jemi të bindur që me punë dhe përkushtim, Haris Isufi do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe do të vazhdojë rrugëtimin e tij profesional.

Zyra për shtyp,
07 Gusht, 2025