Skuadra ka zhvilluar ndeshjen e fundit përgatitore para fillimit të edicionit 2025/26 në elitën e futbollit kosovar.
Ekipi u paraqit në shtëpi para tifozëve në testin final përballë Rilindjes 1974 nga Peja, ndeshje të cilën kuqebardhët e triumfuan me rezultat të pastër 3-0.
Takimi u zhvillua para një numri të konsiderueshëm të tifozëve, pavarësisht temperaturave shumë të larta. Në fraksionin e parë të lojës skuadra krijoi disa mundësi të pastërta shënimi, por gjuajtjen e Almir Aganspahic dhe Edi Basas u ndalën nga gardiani udhëtues.
Pjesa e dytë e lojës ishte storje krejtësisht tjetër, pasi që përveçse krijuan raste të shumta edhe realizuan. Ishte Albin Prapashtica ai i cili e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 47-të, derisa shfrytëzoi në maksimum pasimin e Armend Thaqit (1-0).
Ecurinë e rasteve pozitive dhe konkretizimeve e ndjeki Robert Rrahmani, i cili realizoi nga afërsia në minutën e 55-të për ta dyfishuar rezultatin (2-0).
I njejti futbollist e gjeti sërish rrugën drejt golit, derisa në minutën e 73-të gjuajti për mrekulli brenda zonës, për ta dërguar sërish topin drejt rrjetës (3-0).
Deri në fundin e ndeshjes mundësi të mira shënimi patën edhe të inkuadruarit Leart Kërqeli dhe Albin Prapashtica, por goditjet e tyre përfunduan mbi portë.
Përbërja: Laroshi, Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, Ibrahimi, Boshnjaku, Bilali, Rrahmani, Çoba, Basa, Aganspahic.
U aktivizuan: Bllaca, Kqiku, Zebic, As.Thaqi, Morina, Sadiku, Prapashtica, Kërqeli, Isufi, Jarovic.