Gjilani 1-1 Ballkani | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Gjilani 1-1 Ballkani | AlbiMall Superliga

Nis me barazim edicioni 25/26 për të besuarit e Ardian Nuhiut, të cilët lënë fitoren që të ikën nga duart në duel me Ballkanin pas avantazhit në pjesën e parë të lojës.

  • Almir Aganspahic realizon golin e parë sezonal për kuqebardhët
  • Debutojnë Vokli Laroshi, Mevlan Adili, Astrit Thaqi, Lorik Boshnjaku, Mehdi Çoba dhe Ennur Totre
  • “Skifterat” japin mesazhin e një sezoni drithërues dhe mbështetës për futbollistët
  • Nderohet Abdulla Syla për kontributin 30 vjeçar në klub
  • Sfida e radhës përballë Dukagjinit në Klinë

    Ekipi mori një barazim në sfidën e parë kampionale për edicionin 2025/26 në Albi Mall Superligë, derisa ndau pikët me Ballkanin. Almir Aganspahic realizoi në pjesën e parë të lojës në minutën e 29-të, derisa Marsel Ismajlgeci barazoi në minutën e 65-të të ndeshjes.

    Edi Basa kishte fatin e ndeshjes në këmbët e tij, derisa shpërdoroi dy mundësi të arta shënimi pranë epërsisë fillestare të vendasve. Të parën e shpërdoroi në minutën e fundit të pjesës së parë, derisa qëlloi traversën nga afërsia, ndërkohë të dytën në minutën e 48-të, derisa goditi sërish tërdhorëzën i vetëm me ‘gardianin’ Artan Iljazi.

    Sabit Bilali ishte një tjetër emër i përmendur, derisa në minutën e 70-të të ndeshjes pati mundësinë ta ndryshonte rezultatin, por goditjen e tij e priti portieri udhëtues.

    Ekipi u përshëndet në fund nga tifozët për ndeshjen e bukur të treguar, pavarësisht rezultatin që nuk ishte ai i cili u kërkua.

Të dhënat:

SC Gjilani – FC Ballkani 1-1  (1-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar:
Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Bardh Ajeti, Burim Jahmurataj (VAR), Gëzim Mehmeti (AVAR)
Golashënues:
Almir Aganspahic 29′ | Marsel Ismajlgeci 65′
Përbërja:
Laroshi, Thaqi (C), Adili, Krivanjeva (80′ Astrit Thaqi), Ibrahimi, Boshnjaku, Bilali (80′ Totre), Rrahmani (85′ Morina), Prapashtica (68′ Çoba), Basa, Aganspahic (68′ Jarovic). Trajner: Ardian Nuhiu
Të ndëshkuar: Mevlan Adili, Sabit Bilali