Dukagjini 2-0 Gjilani | Albi Mall Superliga - SC GJILANI

Dukagjini 2-0 Gjilani | Albi Mall Superliga

Disfatë në Klinë përballë Dukagjinit në një ndeshje që nuk shkoi ashtu siç duhet, pavarësisht që ekipi kontrolloi ndeshjen dhe prodhoi raste për shënim.

  • Ekipi pëson humbjen e parë kampionale
  • Debuton Redi Kasa
  • Mehdi Çoba pëson lëndim në minutat e fundit të ndeshjes

    Almir Aganspahic dhe Edi Basa patën mundësi të arta shënimi në pjesën e parë të lojës, derisa sulmuesi boshnjak e orientoi topin në kornizën e portës, anësori kroat gjuajti krejtësisht mbi traversë.

    Ekipi u dënua në momentet më të mira të pjesës së parë, derisa Mërgim Pefqeli realizoi me kokë nga ndërprerja në minutën e 34-të.

    Fraksioni i dytë i lojës ishte totalisht i dominuar nga kuqebardhët, mirëpo në mungesë të efikasitetit nuk pati ndryshim rezultati në favor, përveç golit të dytë të realizuar nga vendasit në minutën e parë shtesë.

    Në duelin e radhës përballemi me Prishtinën në shtëpi.

 

Të dhënat:

FC Dukagjini – SC Gjilani 2-0  (1-0)
Stadiumi: “18 Qershori” në Klinë
Gjyqtar: 
Burim Jahmurataj, Fatlum Berisha, Gëzim Mehmeti, Vigan Ibërdemaj, Bardh Ajeti (VAR), Fatmir Sekiraqa (AVAR)
Golashënues: 
Mërgim Pefqeli 34′, Iljasa Zulfiu 90+1′
Përbërja:
Laroshi, Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, Ibrahimi (77′ Çoba), Boshnjaku (77′ Morina), Bilali (45′ Totre), Rrahmani, Prapashtica (63′ Kasa), Basa, Aganspahic (68′ Jarovic). Trajner: Ardian Nuhiu
Të ndëshkuar: Armend Thaqi