Me duelin e çerekfinales përballë ekipit Gimeltroll IK, skuadra jonë e ka mbyllur aventurën e Sebra Cup të Norvegjisë.
- Një fitore, tri barazime dhe një humbje
- Tetë gola të realizuar dhe po aq të pranuar
- Çerekfinalja arritja e madhe për këtë edicion
Ka përfunduar me sukses aventura e fatosëve tanë në turneun madhor “Sebra Cup” në Norvegji. Djelmoshat e udhëhequr nga Leutrim Arifi dhe Sadulla Ajeti kanë treguar performancë të shkëlqyer në këtë kompeticion duke treguar ndeshje të bukura dhe duke shënuar në secilën sfidë të zhvilluar.
Në mesin e 450 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, prezent ishin edhe fatosët tanë. Turneu është mbajtur nga data 29 deri më datë 31 gusht, ndërkohë ekspedita e futbollistëve dhe stafit do të rikthehen më 1 shtator.
Sport Club Gjilani falenderon ambasadoren znj. Nita Luci, e cila ka bërë të pamundurën për pjesëmarrjen e fatosëve tanë në këtë turne madhështor në Norvegji.
Rezultatet
Grupi F
- Randesund IL 2-2 SC Gjilani
- SC Gjilani 1-1 Vaulen IL
- SC Gjilani 1-1 Vindbart FK
1/8 e finales
- SC Gjilani 3-0 Kvinesdal IL
1/4 e finales
- Gimeltroll IK 4-1 SC Gjilani
Ekipi pjesëmarrës: Ledrian Kastrati, Blondin Qarolli, Anik Bislimi, Sunay Poqinci, Lis Ramushi, Lorik Spahiu, Dujar Jakupi, Almat Morina, Valon Jakupi, Erdi Ajeti, Loris Ajeti, Mael Abdyli, Ajan Spahiu.
Trajnerë: Sadullah Ajeti & Leutrim Arifi