SC Gjilani 0-2 FC Llapi | Superliga U19 - SC GJILANI

SC Gjilani 0-2 FC Llapi | Superliga U19

Skuadra e 19 vjeçarëve ka pësuar humbje në shtëpi në kuadër të xhiros së dytë kampionale në Superligën e Juniorëve.

  • Ekipi ka pësuar disfatën e dytë radhazi kampionale
  • Futbollistë të tjerë debutojnë për ekipin
  • Ndeshje për tu harruar dhe për tu përqendruar te dueli i radhës

Paraqitja në shtëpi para publikut vendas nuk ka qenë me fat për skuadrën e 19 vjeçarëve të cilët kanë pësuar humbje përballë Llapit në shtëpi me rezultat të pastër 2-0.

Ishte kjo humbja e dytë radhazi kampionale për “kuqebardhët” të cilët do të mbledhin forcat për përballjen e radhës kampionale ndaj FC Prishtinës në udhëtim.

Të dhënat:

SC Gjilani – FC Llapi 0:2 (0:2)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar:
Alban Hajdari, Edon Kosumi, Egzon Kosumi
Golashënues: –

Përbërja:
Luma, Ramani (64′ Basha), Hyseni (75′ Korqa), Miftari, Sadiku, Emini (45′ Isaki), Kadriu, Hasani, E.Isufi (54′ D.Isufi), Fejzullahu, Muharremi (75′ Qerimi). Kryetrajner: Bers Ramadani
Të ndëshkuar: Milot Gagica (Tr. i portierëve)