Ekipi i 21 vjeçarëve ka pësuar disfatë në ndeshjen e xhiros së pestë në udhëtim te Ferizaj (2-1).
- Disfata e dytë kampionale
- Penalti dhe raste të shumta të shpërdoruara
- Futbollistët u sulmuan nga trajneri vendas dhe disa tifozë
Skuadra e 21 vjeçarëve ka pësuar disfatë në udhëtim te Ferizaj, pavarësisht rasteve të panumërta të shpërdoruara dhe një penaltie të humbur.
Artin Kurtaj realizoi golin e parë në ndeshje për vendasit në minutën e 56-të të ndeshjes, derisa mbrojtësi Adonit Ahmeti qëlloi gabimisht në portën e tij pesë minuta më vonë.
Tefik Ramadani ngushtoi rezultatin në minutën e 77-të të ndeshjes pas një goli të bukur, ndërkohë që Altin Ferati dështoi të realizonte nga penaltia pesë minuta para fundit.
Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri i vendasve Fitim Sadriu ka goditur rëndë një futbollistin Tefik Ramadani, derisa më pas janë futur edhe disa persona nga publiku për të sulmuar edhe më shumë futbollistët.
Të dhënat:
FC Ferizaj 2-1 SC Gjilani (0-0)
Stadiumi sintetik në Ferizaj
Gjyqtar: Alban Shala, Drilon Rexhepi, Fitore Govori
Golashënues: Elton Isufi, Tefik Ramadani
Përbërja: Maliqi, Ahmeti, Aliu (81′ Ramani), Milazimi, Sherifi, Halimi (81′ Azemi), Sadiku (60′ Ramadani), Mehmeti, Ferati, Isufi, Kërqeli (C). Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar: Erion Aliu, Osman Halimi, Eldin Ramani