Skuadra e 21 vjeçarëve ka barazuar në udhëtim te Llapi në kryendeshjen e xhiros së shtatë në Superligë (1-1).
- Barazimi i dytë kampional
- Altin Ferati realizoi gol të hershëm
- Pozita e dytë në klasifikim
Altin Ferati realizoi gol të hershëm në duelin të cilin kuqebardhët e zhvilluan në udhëtim te skuadra e Llapit. Njëherit ky ishte barazimi i dytë sezonal për ekipin e drejtuar nga Trimnor Hasani, pasi atij në shtëpi ndaj Malishevës (2-2).
Për vendasit realizoi Redon Bejta në minutën e 55-të të ndeshjes. Pas shtatë xhirosh, gjilanasit renditen në pozitën e dytë të klasifikimit me 11 pikë të tubuara.
Në kuadër të xhiros së tetë, Gjilani përballet me Dritën në shtëpi.
Të dhënat:
KF Llapi 1-1 SC Gjilani
Stadiumi ndihmës në Dumosh
Gjyqtar: Valon Bajgora, Besnik Morina, Arbnor Bullatovci
Golashënues: Redon Bejta 55′ | Altin Ferati 5′
Përbërja: Matoshi (C), Ahmeti, Aliu (90+1′ Ibrahimi), Milazimi, Sherifi (85′ Ramushi), Halimi, Sadiku, Mehmeti, Ferati, Kërqeli, Azemi (69′ Leard Kërqeli). Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar: Adonit Ahmeti, Furkan Sherifi, Lisijon Mehmeti
