Zyrja per Shtyp, Author at SC GJILANI - Page 9 of 49

Komunikatë zyrtare | Ennur Totre i bashkohet familjes kuqebardh

Sport Club Gjilani njofton me kënaqësi se ka arritur marrëveshje me futbollistin Ennur Totre, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin tonë. Totre, 27-vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit qendror/ofensiv dhe vjen nga radhët e klubit turk Sakaryaspor. Karriera e tij është e pasur me përvojë ndërkombëtare. Ai është formuar dhe ka shkëlqyer te… Continue reading Komunikatë zyrtare | Ennur Totre i bashkohet familjes kuqebardh

Testi final: Gjilani 3-0 Rilindja 1974

Skuadra ka zhvilluar ndeshjen e fundit përgatitore para fillimit të edicionit 2025/26 në elitën e futbollit kosovar. Ekipi u paraqit në shtëpi para tifozëve në testin final përballë Rilindjes 1974 nga Peja, ndeshje të cilën kuqebardhët e triumfuan me rezultat të pastër 3-0. Takimi u zhvillua para një numri të konsiderueshëm të tifozëve, pavarësisht temperaturave… Continue reading Testi final: Gjilani 3-0 Rilindja 1974

Skuadra vijon me ritëm të lartë fazën përgatitore, në fundjavë test miqësor me KF Rilindja 1974

Skuadra jonë po vazhdon fazën përgatitore me intensitet të lartë, duke punuar çdo ditë për të arritur formën optimale para fillimit të sezonit të ri. Trajneri dhe stafi teknik janë të kënaqur me angazhimin dhe përkushtimin e lojtarëve në çdo seancë stërvitore. Si pjesë e këtij programi përgatitor, të dielën – sipas datës) do të… Continue reading Skuadra vijon me ritëm të lartë fazën përgatitore, në fundjavë test miqësor me KF Rilindja 1974

Komunikatë zyrtare | Ermal Sadiku dhe Leart Kërqeli bashkohen me ekipin e parë

Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë se dy futbollistë të talentuar nga grupmoshat e akademisë sonë, Ermal Sadiku dhe Leart Kerqeli, janë bashkuar zyrtarisht me ekipin e parë. Të dy futbollistët kanë kaluar me sukses të gjitha fazat zhvillimore në kuadër të shkollës sonë të futbollit, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe potencial të jashtëzakonshëm.… Continue reading Komunikatë zyrtare | Ermal Sadiku dhe Leart Kërqeli bashkohen me ekipin e parë

Astrit Thaqi zhvillon seancën e parë stërvitore me SC Gjilanin

Astrit Thaqi tashmë ka zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore me skuadrën tonë në ambientet e fushës stërvitore. Pas zyrtarizimit të transferimit të tij, Thaçi u bashkua me bashkëlojtarët nën drejtimin e stafit teknik, duke nisur kështu punën me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Atmosfera gjatë stërvitjes ishte pozitive dhe entuziazmuese, teksa lojtari tregoi… Continue reading Astrit Thaqi zhvillon seancën e parë stërvitore me SC Gjilanin

Komunikatë zyrtare | Astrit Thaqi bashkohet me Gjilanin!

Sport Club Gjilani zyrtarizon me kënaqësi afrimin e mbrojtësit qendror Astrit Thaqi, i cili nga sot bëhet pjesë e familjes kuqebardhë! Thaqi, një futbollist me përvojë të pasur në elitën e futbollit kosovar, vjen nga radhët e FC Ballkani, ku ka qenë pjesë e suksesit historik të klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare. Përveç Ballkanit,… Continue reading Komunikatë zyrtare | Astrit Thaqi bashkohet me Gjilanin!

Hidhet shorti për Superligën e Juniorëve – Sfida hapëse luhet në Skenderaj

Superliga e Juniorëve është gati të nisë sezonin e ri, pasi sot është hedhur shorti që përcaktoi përballjet e javës së parë dhe renditjen e plotë të ndeshjeve për gjithë kampionatin. Një sezon që pritet të sjellë shumë emocione, rivalitet dhe talente të rinj në skenën e futbollit vendor. Shorti vendosi që sfida hapëse e… Continue reading Hidhet shorti për Superligën e Juniorëve – Sfida hapëse luhet në Skenderaj