Sport Club Gjilani komunikon mbështetjen e plotë për stafin teknik me në krye Ardian Nuhiun, pas kërkesës së tij të fundit për rishqyrtim pozicioni. Pas diskutimeve të hollësishme dhe analizimit të situatës, bordi ka vendosur që të ofrojë mbështetjen dhe besimin e plotë për kryetrajnerin Nuhiu dhe gjithë stafin teknik, duke konsideruar se kanë dhënë… Continue reading Komunikatë: Sport Club Gjilani ofron besimin e plotë për Ardian Nuhiun
Category: Lajme
Raporti | Gjilani 1:1 Suhareka
Ekipi nuk shkon më shumë se një barazim nga dueli i së shtunës në shtëpi përballë Suharekës ’23. Pavarësisht se skuadra e nisi ndeshjen me motiv dhe iniciativë duke u afruar ndjeshëm portës kundërshtare, gabimet individuale, sidomos në repartin defansiv janë determinues për ekipin. Një top i kthyer gabimisht nga mbrojtësi i qendrës Arago Jamal… Continue reading Raporti | Gjilani 1:1 Suhareka
Nuhiu | Me përkushtim do t’i mbledhim forcat që të reagojmë dhe të marrim maksimumin e pikëve
Ardian Nuhiu është paraqitur para mediave në prag të sfidës kampionale ndaj FC Suhareka ’23, duke folur në lidhje me përgatitjet e kësaj ndeshje. Shefi i shtabit potencoi se ndeshja nuk do të jetë e lehtë, pasi që oponenti i së shtunës është sfidues dhe ambicioz, mirëpo ajo se çfarë u intereson grupit është vetëm… Continue reading Nuhiu | Me përkushtim do t’i mbledhim forcat që të reagojmë dhe të marrim maksimumin e pikëve
Morina | Me optimizëm po e presim ndeshjen për të reflektuar
Blerind Morina është shfaqur optimist në pres konferencën e mediave para duelit kampional përballë kundërshtarit Suhareka ’23. Mesfushori i skuadrës ka potencuar se skuadra ka punuar gjatë javës për të lënë prapa ndeshjen e shkuar dhe se me optimizëm po e presin ndeshjen e radhës. “Kemi punuar gjatë javë për këtë ndeshje, sikurse në aspektin… Continue reading Morina | Me optimizëm po e presim ndeshjen për të reflektuar
Suhareka ’23 në horizont, mbyllen përgatitjet
Skuadra ka lënë prapa ndeshjen e fundit kampionale dhe është e përqendruar masksimalisht në duelin e radhës kampional ndaj FC Suhareka ’23. Me ritëm të lartë dhe vetëbesim të besuarit e Ardian Nuhiut kanë realizuar edhe sesionin e fundit stërvitor para duelit të së shtunës. Gjithë grupi është në dispozicion, përjashto kapitenin Edison Kqiku, i… Continue reading Suhareka ’23 në horizont, mbyllen përgatitjet
Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Blerind Morina para sfidës kampionale ndaj Suhareka ’23
Kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Blerind Morina do të paraqiten në konferencën për shtyp, e cila është e thirrur në prag të sfidës kampionale ndaj FC Suhareka ’23. Konferenca do të mbahet pas seancës së fundit stërvitore, të cilën futbollistët pritet ta zhvillojnë të premtën në mëngjes në përgatitjet e fundit para duelit të së martes.… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Blerind Morina para sfidës kampionale ndaj Suhareka ’23
Ekipi rikthehet punës dhe mendon për sfidën e radhës ndaj Suharekës
Skuadra është rikthyer në aktivitet pas duelit të fundjavës së shkuar, derisa me motiv dhe mendje për sfidën e radhës ndaj Suharekës. Pas pushimit një ditor ekipi është kthyer në vendin e zakonshëm të punës në përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj FC Suhareka ’23. Me motiv dhe mendje për sfidën e trembëdhjetë kampionale… Continue reading Ekipi rikthehet punës dhe mendon për sfidën e radhës ndaj Suharekës
Raporti | Gjilani 1:2 Dukagjini
Disfatë në shtëpi nga një ndeshje e cila më së paku pritej dhe për më tepër para publikut vendas. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme duke u ndëshkuar qysh në minutën e pestë të ndeshjes pas një gjysmë rasti nga skuadra mike. Ishte Mërgim Pefqeli ai i cili përfitoi nga një pasiguri… Continue reading Raporti | Gjilani 1:2 Dukagjini
Nuhiu | Dueli ndaj Dukagjinit kërkon përgjegjësi të reja dhe angazhim maksimal për ta fituar takimin
Ardian Nuhiu ka bërë thirrje për kujdes ndaj Dukagjinit, teksa ka vlerësuar paraqitjet e futbollistëve në tij në dy përballjet e fundit në konferencën për shtyp para mediave. Kryetrajneri i skuadrës ka potencuar që në ndeshjen e radhës është e rëndësishme për t’u ruajtur vazhdimësia dhe për të dëshmuar që paraqitjet e mira nuk janë… Continue reading Nuhiu | Dueli ndaj Dukagjinit kërkon përgjegjësi të reja dhe angazhim maksimal për ta fituar takimin
Ibrahimi | Takim i rëndësishëm, por do luftojmë për ta ruajtur vazhdimësinë
Yll Ibrahimi është shfaqur optimist para mediave në prag të duelit ndaj Dukagjinit, ndërkohë që ka bërë thirrje për bashkëlojtarët e tij që të japin maksimumin në këtë përballje. Ibrahimi e ka vlerësuar kundërshtarin e së shtunës, ndërkohë që ka potencuar që grupi është i gatshëm për të ruajtur vazhdimësinë e rezultateve pozitive. “Ndeshje e… Continue reading Ibrahimi | Takim i rëndësishëm, por do luftojmë për ta ruajtur vazhdimësinë
