Ekipi është rikthyer punës pas pushimit dy ditor nga ndeshja e fundit në kampionat përballë Prishtinës në kryeyqet. Në horizont është përballja me Dritën, takim ky i cili zhvillohet në ditën e fundit të javës (15 dhjetor).
Me ritëm dhe atmosferë të lartë ka nisur puna për duelin e radhës kampional, i cili përveç pikëve të cilat janë jetike për skuadrën, rëndësi të madhe ka edhe për tifozët, të cilët kërkojnë të fitojnë betejën e tyre në shkallët e tribunave.
Me ekipin ka nisur të punoj edhe kapiteni Edison Kqiku, i cili me shumë gjasë do të jetë i gatshëm për ndeshjen e vikendit. Pjesa tjetër e grupit ka vijuar punën në normalitet dhe nën urdhërat e stafit teknik të udhëhequr nga kryetrajneri Ardian Nuhiu.
Përballja e së dielës (15 dhjetor) do të jetë e dyta në këtë sezonë ndaj ‘bardhekaltërve’ të Dritës, derisa në përgjithësi do të jetë derbi numër 49 kampional që nga pasluftja.
Në takimin e parë të këtij kampionati dy ekipet ishin ndarë në paqe (1:1).