News Archives - Page 18 of 46 - SC GJILANI

Raporti | Malisheva 4:1 Gjilani

Skuadra është ndalur në udhëtim te Malisheva, duke pësuar humbjen e parë në stinorin pranveror, madje të hidhur për nga mënyra se si erdhi. Pavarësisht se ekipi kërkoi me ngulm golin nga minutat e para të takimit, mundësia e parë për të shënuar iu ofrua Oltion Bilallit në minutën e 30-të të ndeshjes, derisa u… Continue reading Raporti | Malisheva 4:1 Gjilani

Nuhiu | Duhet të jemi te performanca jonë më e mirë që të dalim pozitiv nga ky takim

Ardian Nuhiu ka bërë thirrje për vendosshmëri, zjarr, pasion dhe përkushtim maksimal para duelit të së mërkurës ndaj Malishevës, të cilën skuadra e tij e luan në udhëtim. Tekniku i “kuqebardhëve” ka vlerësuar lartë kundërshtarin e nesërm, ndërkohë që ka bërë thirrje grupit që të qëndrojnë të bashkuar, pasi që kjo është rruga e vetme… Continue reading Nuhiu | Duhet të jemi te performanca jonë më e mirë që të dalim pozitiv nga ky takim

Roganovic | Jemi të motivuar për të luftuar, duhet shfrytëzojmë momentumin tonë

Marko Roganovic është shfaqur në konferencën për shtyp para mediave në prag të sfidës kampionale ndaj Malishevës, të cilën “kuqebardhët” e luajnë në udhëtim. Mbrojtësi i qendrës vlerësoi kundërshtarin e së mërkurës, ndërkohë që shprehur optimizimin për paraqitjen e të tijëve. “Malisheva është një skuadër e mirë dhe njëherit ndër konkurentët kryesor për zonën evropiane.… Continue reading Roganovic | Jemi të motivuar për të luftuar, duhet shfrytëzojmë momentumin tonë

Ekipi sfidon kohën dhe bëhet gati për Malishevën

Skuadra ka mbyllur përgatitjet e fundit para duelit kampional ndaj Malishevës, i cili zhvillohet këtë të mërkurë më 12 mars. Në limite të kohës për t’u përgatitur për këtë takim, tashmë ekipi ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para se të udhëtojë drejt “Liman Gegaj”. Grupi ka qenë në dispozicion të stafit në vetëm dy… Continue reading Ekipi sfidon kohën dhe bëhet gati për Malishevën

Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Marko Roganovic para takimit v. Malisheva

Kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Marko Roganovic do të jenë pjesëmarrës në konferencën e shtypit për gazetarë, të cilën klubi e ka thirrur para sfidës kampionale ndaj Malishevës. Në dispozicion të mediave për pyetje të mundshme do jenë kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Marko Roganovic. Kjo ngjarje do të mbahet më 11 mars me fillim… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Marko Roganovic para takimit v. Malisheva

Malisheva v. Gjilani gati për aktin III

Dueli i xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit do të zhvillohet këtë mesjavë më 12 mars, duke mos lënë fare ditë pushimi në dispozicion pas sfidës së fundjavës. Ekipi është paraqitur në punë menjëherë në mëngjesin e së hënës, ndërkohë që sfida ndaj Malishevës po afron. Ballafaqimi ndërmjet Malishevës dhe… Continue reading Malisheva v. Gjilani gati për aktin III

Ekipi nis menjëherë punën për ndeshjen e radhës ndaj Malishevës

Ekipi është paraqitur në fushën stërvitore menjëherë pas duelit ndaj Feronikeli ’74 në mënyrë që të jetë i gatshëm për duelin e radhës kampional ndaj Malishevës. Në mëngjesin e së hënës skuadra titullare ka vijuar me procesin e rigjenerimit, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit kanë vijuar me programin e rregullt stërvitor. Me program të… Continue reading Ekipi nis menjëherë punën për ndeshjen e radhës ndaj Malishevës

Kenan Haxhihamza shndërrit edhe njëherë si “Ylli i Javës”

Performanca e treguar në duelin e xhiros së 23-të në Albi Mall Superliga ishte një tjetër kryevepër e Kenan Haxhihamzës që përfundon sërish në podiumin e më të mirit të javës.   Numri një i portës e pranoi çmimin në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës pas vlerësimit nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit,… Continue reading Kenan Haxhihamza shndërrit edhe njëherë si “Ylli i Javës”

Taipi | Të luftojmë njëri për tjetrin për objektivat e klubit

Shqiprim Taipi është paraqitur në konferencën për media para sfidës kampionale të fundjavës ndaj Feronikeli ’74. 27 vjeçari ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe koncentrim maksimal, pasi që oponenti i nesërm ka shfaqur cilësi në ndeshjet e fundit kampionale. “Ndeshje e rëndësishme për të cilën jemi përgatitur duke punuar shumë mirë gjatë javës.… Continue reading Taipi | Të luftojmë njëri për tjetrin për objektivat e klubit