Curri | Çdo ndeshja ka rëndësinë e vet, në Suharekë vetëm për fitore - SC GJILANI

Curri | Çdo ndeshja ka rëndësinë e vet, në Suharekë vetëm për fitore

Në prag të sfidës së fundjavës ndaj FC Ballkani, trajneri i Gjilanit, Debatik Curri, ka mbajtur konferencën për shtyp ku ka folur për rëndësinë e këtij dueli dhe objektivat e skuadrës së tij.

Curri theksoi se kampionati po hyn në fazën vendimtare dhe çdo pikë ka peshë të madhe për ekipin. Ai u shpreh se përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe se skuadra është e fokusuar maksimalisht për këtë përballje të vështirë në transfertë.

“Po i afrohemi xhirove të fundit të kampionatit dhe çdo pikë është e vlefshme. Në Suharekë do të udhëtojmë vetëm për fitore”, deklaroi Curri para gazetarëve.

Trajneri i Gjilanit gjithashtu vuri në dukje se përkundër vështirësive dhe kundërshtarit cilësor, skuadra e tij do të japë maksimumin në fushë për të arritur objektivin, duke kërkuar disiplinë dhe përqendrim të plotë nga futbollistët.