Djemtë gati, prag sfida v. Llapi - SC GJILANI

Djemtë gati, prag sfida v. Llapi

Përgatitjet e fundit për duelin e radhës kampional janë mbyllur me sukses. Djemtë e skuadrës do të sfidohen nga ekipi i Llapit në kuadër të xhiros së dhjetë në Albi Mall Superligë.

Atmosfera dhe ritmi kanë qenë në nivel, derisa në kushte te përshtatshme atmosferike janë realizuar gjitha seancat stërvitore.

Me grupin ka vijuar të stërvitet normalisht edhe futbollisti Yll Ibrahimi, i cili për shkak të lëndimit të cilin e pësoi me ekipin nacional të Kosovës U21, kishte munguar në sfidën e fundit ndaj Ferizajt.

Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion, duke lënë prapa shqetësimet nga dëmtimet, përveçse futbollistëve Besir Ramadani dhe Jamal Arago, të cilët për shkak të ndëshkimeve nga ndeshja e fundit priten të mungojnë në takimin e së shtunës.

Përballja me llapjanët zhvillohet në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan dhe fillon nga ora 13.00.