Raporti | Gjilani 1:2 Ferizaj - SC GJILANI

Raporti | Gjilani 1:2 Ferizaj

Humbja e parë në shtëpi para publikut ‘trokiti’ në ndeshjen e fundit të fazës së parë ndaj Ferizajt (2-1).

Ndeshja ndaj Ferizajt nisi në mënyrën jo më të mirë të mundshme dhe si e tillë rezultoi edhe në fundin e saj. Në minutën e 14-të të ndeshjes ishte ish-futbollisti ynë Edon Sadriu i cili qëlloi për epërsinë fillestare të skuadres mike.

Pavarësisht tentativave për ta barazuar rezultatin, ekipi gjeti vetën në disavantazhin prej dy golave në fundin e pjesës së parë, teksa sulmues Abdeen Abdul realizoi me kokë në minutën e 45′.

Gjithsesi, skuadra reagoi në fraksionin e dytë të lojës edhe me ndryshimet të cilat erdhën nga stoli. Pas shumë tentimeve golin e gjeti sulmuesi Senad Jarovic pas një harkimi nga Ergys Kaçe, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë të lojës. Ndodhi kjo në minutën e 72-të të ndeshjes.

Armend Thaqi pati menjëherë një mundësi shënimi në minutën e 76-të për ta barazuar rezultatin, mirëpo goditjen e tij me kokë e ndali Petrit Terziu një tjetër ish-futbollist i ‘kuqebardhëve’.

Në momentet më të mira të skuadrës, Arago Jamal u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 78-të të ndeshjes duke e lënë ekipin me një futbollist më pak në fushën e lojës.

Albin Prapashtica dhe Edi Basa realizuan gjithashtu në minutat 82 dhe 85 për ta barazuar rezultatin, mirëpo pa sukses.

Për të kompletuar një ditë krejtësisht të keqe u përkujdes Besir Ramadani, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e tretë shtesë, pasi që ndaloi në mënyrë të palejuar futbollistin Erion Sadriu.

FT: SC Gjilani 1-2 FC Ferizaj
Golashënues: Senad Jarovic 72′
Të ndëshkuar: Besir Ramadani KK, Arago Jamal KK, Armend Thaqi KV, Marko Martinaga KV
Stadiumi ndihmës në Gjilan

Përbërja: Haxhihamza, Thaqi, Roganovic (45′ Martinaga), Ramadani, Jamal, Bilali (46′ Edi Basa), Shabani, Morina (45′ Kaçe), Rrahmani, Kqiku (45′ Prapashtica), Jarovic.  Kryetrajner: Ardian Nuhiu.