Drita 0-2 Gjilani | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Drita 0-2 Gjilani | AlbiMall Superliga

Fitore tejet e rëndësishme e skuadrës në derbin lokal ndaj Dritës me rezultat të pastër (0-2), falë një paraqitje fantastike nga e gjithë skuadra.

  • Blerind Morina me një super gol e hapi ndeshjen
  • Robert Rrahmani vulosi sfidën
  • Agron Kolaj ruajti portën e paprekur
  • Ndeshja e fundit kampionale në shtëpi ndaj Prishtinës së Re

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa në minutën e tretë të ndeshjes Blerind Morina shfrytëzoi në maksimum një harkim të Armend Thaqit nga këndi dhe dërgoi topin drejt portës së Faton Malokut (0-1).

Pavarësisht golit të realizuar ekipi vazhdoi të krijonte raste dhe ta kërkonte edhe golin e radhës. Një mundësi tejet e mirë iu ofrua sërish Blerind Morinës, teksa gjuajtja e tij këtë herë shkoi mbi portë. Ndodhi kjo në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Skuadra e Dritës rrezikoi në fraksionin e parë të ndeshjes përmes Albert Dabiqajt në minutat 12-të dhe 26-të, mirëpo në dy rastet topi shkoi lartë mbi portë.

Në pjesën e dytë të lojës ishin sërish të besuarit e Debatik Currit të cilët e kërkuan golin, duke krijuar raste të shumta shënimi. Në minutën e 62-të të ndeshjes, Robert Rrahmani e dërgoi topin drejt rrjetës së Faton Malokut, pasi që paraprakisht u shërbey në mënyrë fantastike nga Edi Basa (0-2).

Rast tejet të mirë për të shënuar pati edhe Sabit Bilali në minutën e 80-të të ndeshjes, por goditja e mesfushorit shkoi mbi portë.

Rezultati mbeti i pandryshuar me ekipin që merr një fitore tejet të rëndësishme për tu qetësuar në këtë finish kampionati, duke pritur kështu skuadrën e shumë rrespektuar të Prishtinës së Re në xhiron mbyllëse.

 

Të dhënat

FC Drita – SC Gjilani 0-2 (0-1)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar:
Bardh Ajeti, Edmond Zeqiri, Bujar Selimaj, Kujtim Krasniqi, Burim Jahmurataj (VAR), Besnik Morina (VAR 1)
Golashënues: Blerind Morina 3′, Robert Rrahmani 62′
Të ndëshkuar: Agron Kolaj | Albert Dabiqaj
Përbërja:
Kolaj, Thaqi (C), Namani, Adili, Krivanjeva, Ibrahimi (35′ Bilali), Boshnjaku (80′ Taopi), Morina (85′ Zebic), Rrahmani, Bilalli, Basa (85′ Akpan). Trajner: Debatik Curri.