Dukagjini 1-1 Gjilani | Albi Mall Superliga – Xhiro XII - SC GJILANI

Dukagjini 1-1 Gjilani | Albi Mall Superliga – Xhiro XII

Ekipi merr një pikë tejet të rëndësishme në udhëtimin në Klinë, derisa paraqitet në mënyrë fantastike gjatë gjithë ndeshjes (1-1).

  • Armend Thaqi realizon sërish për ta shpëtuar sfidën
  • Hamdi Namani nis ndeshjen nga minuta e parë
  • Barazimi i katërt kampional
  • Sfida e radhës në shtëpi ndaj Malishevës

05′ – Oltion Bilalli gjuan me kokë pas harkimit të Armend Thaqit nga fundorja, por Kenan Haxhihamza e dëbon topin me shumë mund nga vija e portës.

17′ – Robert Rrahmani realizon pas devijimit me kokë nga Bleart Tolaj, mirëpo pozicionimi i mesfushorit kuqebardh ishte jashtë loje.

29′ – Iljasa Zufliu me një devijim të çuditshëm të topit me kokë arrinë të realizoj për ta zhbllokuar rezultatin, (1-0).

42′ – Bleart Tolaj gjuan bukur i vetëm me Kenan Haxhihamzën, të cilën e shpëton mbrojtësi Ardin Dallku, i cili i largon topin nga vija fatale e portës.

49′ – Ardian Limani gjuan bukur me kokë pas harkimit nga ndërprerja të Milazim Bajraktarit, por sërish jashtë portës.

76′ – Milazim Bajraktari gjendet në mundësi të mirë shënimi pas u shërbye nga Armend Thaqi, por gjuajtja e tij me kokë shkon jashtë portës.

88′ – Arjol Bllaca e shërben në mënyrë fantastike brenda zonës Mevlan Zekën, i cili gjuan shumë bukur, por Arbër Bytyqi e largon topin nga vija fatale e portës.

89′ – Egzon Sinani i vendasve e godet me dashje brenda zonës Yll Ibrahimin, teksa Eridon Podvorica pasi që marr pamjet nga sistemi VAR akordon penalti për mysafirët.

90+2′ – Armend Thaqi me saktësi e dërgon topin drejt rrjetës për ta barazuar rezultatin (1-1).

90+4′ – Arjol Bllaca kthen një top brenda zonës për mrekulli për Yll Ibrahimin, i cili gjuan me të djathtën, por godet vetëm pingulen.

Ky ishte barazimi i katërt këtë edicion garash, ndërsa i dyti ndaj Dukagjinit. Në ndeshjen e radhës përballemi me Malishevën në shtëpi.

Ndeshja e radhës

Gjilani – Malisheva

Stadiumi i qyteti në Gjilan | 07 nëntor 2026 | 17:00



Dukagjini – Gjilani 1-1 (1-0)

Stadiumi “18 Qershori” në Klinë
Golashënues:
Iljasa Zufliu 29′ | Armend Thaqi (pen.) 90+2′
Gjyqtar: Eridon Podvorica, Kastriot Peci, Bekim Rama, Granit Pacolli, Vigan Ibërdemaj (VAR), Gzim Mehmeti (AVAR)
Përbërja: 
Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Besart Krivanjeva, Arbër Potoku,  Lorik Boshnjaku, Hamdi Namani (66′ Mevlan Zeka), Robert Rrahmani (81′ Yll Ibrahimi), Milazim Bajraktari (84′ Dior Gërbovci), Oltion Bilalli (81′ Arjol Bllaca), Bleart Tolaj. Zekirija Ramadani – Kryetrajner.

App logo