Ekipi është ambientur mjaft mirë në tokën turke, derisa ka filluar punën me ritëm të lartë, teksa po vazhdojnë seancat stërvitore nga dy herë në ditë.
Me shumë energji pozitive grupi po përgjigjet në punë, derisa gjendja e futbollistëve është mjaft e mirë para ndeshjes së parë miqësore është mjaft e mirë.
Kundërshtari i parë i kuqebardhëve është ekipi kazak Kaysar. Takimi do të zhvillohet në kompleksin Miracle ditën e shtunë dhe fillon nga ora 17:00 me kohën lokale, ndërsa në orën 15:00 me kohën në Kosovë.
Gjithë futbollistët do jenë në dispozicion në këtë përballje përpos Sabit Bilalit, i cili vazhdon me fazën e rikuperimit pas lëndimit të cilin e ka pësuar në fillimin e fazës përgatitore.
Përveç miqësores me kazakët e Kaysar, skuadra e Ardian Nuhiut do t’i zhvilloj edhe tri përballje të tjera gjatë ditëve në vazhdim.