Ekipi mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Ballkanit

Ekipi mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Ballkanit

Pavarësisht mungesave të cilat ekipi ka patur gjatë javë dhe në ditët e fundit, të besuarit e Gentjan Mezanit do jenë të gatshëm për të dhënë maksimumin para publikut vendas.

Duhet theksuar se Betim Halimi dhe Qëndrim Ismajli do vazhdojnë të qëndrojnë jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimeve, ndërkohë që Edi Basa do vuaj pezullimin për shkak të kartonëve.

Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 15.00 në fushën ndihmës sintetike në Gjilan.

Zyra për shtyp
27 Prill, 2024

 

Pamje nga seanca e fundit stervitore; 27 Prill, 2024