Ekipi rifillon punën me intensitet në përgatitje për ndeshjen e radhës - SC GJILANI

Ekipi rifillon punën me intensitet në përgatitje për ndeshjen e radhës

Skuadra ka nisur punën në mëngjesin e së mërkurës në përgatitje për duelin e fundjavës ndaj Prishtinës.

Ekipi ka vijuar punën në dy seanca stërvitore gjatë ditës, derisa në pjesën e parë të ditës është punuar në sallën e fitnesit, në pasdite futbollistët kanë zbritur në fushën e stërvitjes për të punuar në aspektin taktik.

Me grupin ka vijuar punën në normalitet Mehdi Çoba, i cili kishte shqetësime nga dueli i vikendit ndaj Dukagjinit, ndërkohë që Shqiprim Taipi është stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit në proces të rikuperimit.

Edison Kqiku vazhdon të mbetet jashtë aksionit për momentin, derisa ndodhet në tretman fiziatrik.

Dueli ndaj Prishtinës do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 16:30.