Ekipi rikthehet në punë, fillon përgatitjet për ndeshjen ndaj Dukagjinit - SC GJILANI

Ekipi rikthehet në punë, fillon përgatitjet për ndeshjen ndaj Dukagjinit

Pamje nga seanca e fundit stërvitore | 01.11.2024

Pas ditëve të lira të fituara në vikend, grupi është mbledhur sërish, këtë herë për të filluar punën për duelin e së dielës ndaj Dukagjinit.

Me ritëm dhe atmosferë skuadra është përgjigjur në ftesën për fillimin e përgatitjeve në prag të sfidës ndaj Dukagjinit në Klinë. Gjithë grupi ishte në dispozicon të stafit teknik, përveç Robert Rrahmanit, i cili vazhdon të mbetet në infermieri, ndërkohë që Endri Reçi është stërvitur i diferencuar nga skuadra.

Për takimin ndaj Dukagjinit pritet të rikthehet mbrojtësi i qendrës Besir Ramadani, i cili ishte i suspenduar nga ndeshja e kaluar ndaj Ballkanit.

Ekipi do të vijoj punën për gjatë gjithë javës, derisa në vikend pritet të udhëtoj drejt Klinës.

Dueli ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit do të zhvillohet të dielën më 23 shkurt me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.