Ekipi rikthehet në stërvitje pas përmisimit të gjendjes shëndetësore të Oltion Bilallit - SC GJILANI

Ekipi rikthehet në stërvitje pas përmisimit të gjendjes shëndetësore të Oltion Bilallit

Skuadra është rikthyer në seancat stërvitore, pasi që gjendja shëndetësore e futbollistit Oltion Bilalli është përmirësuar dukshëm.

Pas ngarkesave të shumta gjatë 48 orëve të fundit, ekipi është rikthyer në habitat, pasi që në vikend troket ndeshja e radhës kampionale përballë FC Prishtinës në “Fadil Vokrri”.

Futbollistët janë informuar mbi gjendjen shëndetësore të futbollistit Oltion Bilalli dhe kanë nisur punën në fushën e blertë.

Pjesa tjetër e ekipit janë të gatshëm për duelin e xhiros së 34-të në Albi Mall Superligë. Ky duel do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 16:00.